language
Networking

Cisco IT Essentials 7.0

cloud_downloadShkarko sked-en e kursit [IT Essentials 7]

Trajnimi ofron njohuritë e nevojshme për të kuptuar parimet e funksionimit të një kompjuteri. Studentët do të jenë në gjëndje të kuptojnë pjesën Hard dhe Soft në një Personal Computer, të instalojnë dhe konfigurojnë një sistem operativ Windows, Linux, Ubuntu. Do të njihen me protokollet që përdorin rrjetet, Konfigurimet e IP-ve etj. Ky nivel i përgatit studentët për një punë si ICT, Teknik, Asemblues, Help-Desk.

Përgatitje për provimet e mëposhtme dhe certifikimet ndërkombëtare:
• EUCIP Administrator (Hardware) dhe II (OS);
• EUCIP IT Administrator DataBase
• CompTIA A +

Është gjithashtu një çertifikim i mirë për të qëne i përgatitur për nivelin pasardhës Cisco® CCNA.

  • Leksioni 1 - Introduction to Personal Computer Hardware;
  • Leksioni 2 - PC Assembly. Install components to build, repair, or upgrade personal computers;
  • Leksioni 3 - Advanced Computer Hardware;
  • Leksioni 4 - Preventive Maintenance and Troubleshooting;
  • Leksioni 5 - Networking Concepts;
  • Leksioni 6 - Applied Networking. Configure devices to communicate on a network;
  • Leksioni 7 - Laptops and Other Mobile Devices;
  • Leksioni 8 - Printers Install a printer to meet requirements;
  • Leksioni 9 - Virtualization and Cloud Computing;
  • Leksioni 10 - Windows Installation Install Windows operating systems;
  • Leksioni 11 - Windows Configuration;
  • Leksioni 12 - Mobile, Linux, and OSX Operating Systems;
  • Leksioni 13 - Security Implement basic host, data, and network security;
  • Leksioni 14 - The IT Professional Explain the roles and responsibilities of the IT Professional;

Cisco CCNA Routing and Switching

Niveli Cisco CCNA - Cisco Certified Network Associate - përgatit një specialist rrjeti në gjendje të instalojë, konfigurojë, administrojë dhe të zgjidhë problemet në rrjetet e kablluara të dimensionit të mesëm, të shpërndara në rrjete lokale (Local Area Network) si dhe në rrjete gjeografike (Wide Area Network), duke i implementuar fizikisht dhe menaxhuar në Remote.

Trajnimi i Cisco CCNA është një nivel i Cisco Academy që ju përgatit për çertifikatën ndërkombëtare Cisco CCNA 200-301

Aftësitë teknike për punë

Trajnimi për certifikimin në CCNA - Cisco Certifeid Network Associate - është një nga patentat më popullore dhe më të kërkuara në tregun e punës si dhe është një nga kushtet për të gjitha Shoqeritë që duan apo janë partnere Cisco (niveli Premier, Silver dhe Gold).

Niveli CCNA është i rekomanduar për konkurrueshmëri në punë, kualifikim profesional dhe Specializim profesional.

Niveli CCNA nga Cisco Academy është i përbërë prej tre modulesh:

Ore mesimi totale 160 orë, të zhvilluara me një kohëzgjatje 6 mujore.
Didaktika është e ndërtuar nga teoria dhe praktika, që bazohen në përdorimin e integruar të instrumentave që janë të parashikuara nga Cisco, nga aparatet dhe simulatorët Cisco (Packet Tracer), nga testi i vetëvlerësimit, platforma multimediale Cisco Netacad dhe laboratori remote.

Cisco CCNA Security

Cisco Certified Network Security Associate ju jep njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të siguruar rrjetat.

Ata që kanë certifikatën e CCNA Security, janë në gjendje të demonstrojnë shkathtësitë, të zhvillojnë infrastrukturën duke aplikuar siguri dixhitale në të dhëna, dhe të njoftohen me kërcënimet dhe dobësitë e rrjetave.

CCNA Security dhe CCNP Security janë ndër specializimet më të kërkuara sot në boten e sigurisë dixhitale, çertifikime këto që njihen zyrtarisht dhe nga Agjencia Kombëtare e Sigurisë
- N.S.A.

Trajnimi ka 11 module:

Cisco CCNP

Certifikimi Cisco CCNP identifikon një profesionist rrjeti ne gjendje te planifikoje, instalojë dhe mirëmbajë rrjetet e ndërmarrjeve converged LAN dhe WAN, duke siguruar një kuptim të plotë Routing dhe Switching të avancuar brenda rrjeteve shumë komplekse.

Në veçanti, tekniku i certifikuar CCNP është në gjendje për të trajtuar probleme ne Routing në implementimin e Router ISR Cisco te shkallëzuar dhe te sigurt ne ambientin LAN dhe WAN, menaxhimin e LAN-ve komplekse duke perdorur Arkitekturë Cisco Campus Enterprise në zgjidhjen e problemeve të ndërlikuara. Hapësira e mjaftueshme u jepet teknologjive IPv6.

Rruga e certifikimit Cisco CCNP është e ndarë në tri pjesë, që korrespondojnë me numrin e provimeve dhe niveleve. Në vijim janë emrat dhe akronimet e 3 provimeve të certifikimit që përbëjnë Cisco CCNP:

ROUTE 300-101 - Implementimi i Cisco IP Routing
SWITCH 300-115 - Zbatimi i IP-ve te Rrjetit ne Switching
T-SHOOT 300-135 - Zgjidhja e problemeve dhe mirëmbajtja e rrjeteve IP të Cisco

CompTia Security+

Skena gjeo-politiko-ekonomike globale ka ndryshuar rrenjesisht ne vetem tre muajt e pare te vitit 2020. Pandemia globale ka detyruar shume kompani te riformatojne strategjite e tyre te operimit dhe te orientohen drejt nje menyre te re te te berit biznes. Profesioniste te fushave te ndryshme si financa , inxhinierite , arsimi , marketingu , shitjet dhe logjistika kane braktisur zyrat dhe ambjentet e tyre tradicionale te punes dhe po punojne ne shtepite e tyre.

Megjithate , kjo praktike e re shume komode dhe e rehatshme paraqet shume rreziqe per sa i perket sigurise se informacionit. Integriteti i te dhenave eshte ne rrezik. Shume shtete dhe grupe kriminale kibernetike po sulmojne cdo dite e me shume infrastrukturat virtuale me qellimin per te vjedhur informacione dhe per te shkaktuar sa me shume deme ekonomike.

E gjithe kjo situate kerkon nje reagim te forte dhe emergjent. Nisur nga keto rrethana por edhe nga disa statistika te cilat tregojne qarte qe deri ne vitin 2022 e gjithe bota do te kete nevoje per nje numer prej 3.5 milion specialiste te sigurise kibernetike , School Of Informatics se bashku me stafin e saj te pergatitur dhe te licensuar ne fushen e CyberSecurity ka mundesuar zhvillimin e trajnimit CompTIA Security +.

Cfare eshte CompTia Security+®

Programi Comptia Security+ i prezanton studenteve elementet e ndryshem te sigurise se sistemeve te informacionit. Temat përfshijnë planifikimin e sigurisë së informacionit, hartimin logjik dhe fizik të sigurisë, zbatimin dhe administrimin e planit të sigurisë, dhe çështjet ligjore dhe të përgjegjësisë që lidhen me sistemet e informacionit.Studentët eksplorojnë kërcënime të ndryshme të sigurisë dhe mësojnë se si të mbrojnë një organizatë kundër sulmeve dashakeqe përmes proceseve që sigurojnë konfidencialitetin, disponueshmërinë dhe integritetin e të dhënave.

Pritshmerite dhe Objektivat

Rezultati 1: Pas perfundimit te ketij trajnimi, studentet do te jene ne gjendje te identifikojne dobesite e sistemit.

Objektivat:

  1. Identifikimi i dobesive te rrjetit ( Router, Switch, Wireless access point.)
  2. Identifikimi i dobesive ne aplikacione. (Microsoft Office, Web Browsers)
  3. Identifikimi i dobesive ne sistemet e operimit.
  4. Identifikimi i dobesive ne pjesen hardware
  5. Identifikimi i dobesive ne komunikim dhe shperndarjen e informacionit ne rrjet.

Rezultati 2: Pas perfundimit te ketij trajnimi, studentet do te jene te afte to rekomandojne strategji zgjidhjeje.

Objektivat:

  1. Propozimi i ndryshimeve per te korrigjuar dobesite e rrjetit.
  2. Propozimi i ndryshimeve per te korrigjuar dobesite e aplikacioneve
  3. Propozimi i ndryshimeve per te korrigjuar dobesite e sistemeve te operimit
  4. Propozimi i ndryshimeve per te korrigjuar dobesite ne pjesen hardware
  5. Propozimi i zgjidhjeve kriptografike per te mbrojtur komunikimin ne rrjet.

Gjithashtu, studentet do te jene ne gjendje te formojne edhe disa aftesi te tjera komunikative:

  1. Studenti mund të integrojë njohuritë dhe aftësitë teknologjike të nevojshme për të qenë një nxënës i suksesshëm.
  2. Studenti do te demonstroje qe mund te mendoje ne menyre kritike
  3. Studenti do te demonstroje qe mund te komunikoje ne menyre te efektshme.
Permbajtja

Cisco CCNA Cybersecurity Operations

This course aligns to the CCNA Cybersecurity Operations certification exam topics.
Click here(links to an external site.) to learn more about the SECFND (210-250) and SECOPS (210-255) certification exams.

By the end of this course, you will be able to:

  1. Install virtual machines to create a safe environment for implementing and analyzing cybersecurity threat events.
  2. Explain the role of the Cybersecurity Operations Analyst in the enterprise.
  3. Explain the Windows Operating System features and characteristics needed to support cybersecurity analyses.
  4. Explain the features and characteristics of the Linux Operating System.
  5. Analyze the operation of network protocols and services.
  6. Explain the operation of the network infrastructure.
  7. Classify the various types of network attacks.
  8. Use network monitoring tools to identify attacks against network protocols and services.
  9. Use various methods to prevent malicious access to computer networks, hosts, and data.
  10. Explain the impacts of cryptography on network security monitoring.
  11. Explain how to investigate endpoint vulnerabilities and attacks.
  12. Identify network security alerts.
  13. Analyze network intrusion data to verify potential exploits.
  14. Apply incident response models to manage network security incidents.

keyboard_arrow_up
info
Regjistrohuni tek Newsletters-i jonë për kurse, oferta ose seminare të reja
mail_outline